Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik. Ky takim i kreut të qeverisë shqiptare ka ardhur në kuadër të turit të tij me diasporën.
Por njëjtë si dhe në New York, edhe në Selanik Rama është pritur nga një grup protestuesish. Të pakënaqur nga qeverisja e kryeministrit shqiptarët e pritën atë jashtë ambienteve ku dhe u mbajt takimi.
E së fundmi lidhur me këtë ka reaguar edhe Sali Berisha. Në llogarinë e tij në “Facebook”, ish-kryeministri ka publikuar pamjet ku dhe ka përgëzuar protestuesit për qëndrimit e tyre dhe që ia “plasën në fytyrë” mesazhin e tyre Ramës.
“Tani voten na kerkon nga Shqiperia na debon! Nderim protestuesve që ia plasën në fytyrë Edi Ramës, Çubrilloviçit shqipfolës”, shkruan Berisha.