VIDEO/ Po e ndiqte policia, Lamborghini përfshihet nga flakët, ndërron jetë e reja që shoqëronte 22-vjeçarin

Një vajzë 21-vjeçare ka vdekur në një rrugë të Manhatanit në Nju Jork pasi mjeti luksoz Lamborghini me të cilin ajo udhëtonte si pasagjere u përfshi nga flakët në lëvizje.

Shoferi 22-vjeçar Alejandro Rentas u dërgua në spital, ndërsa ende nuk dihen akuzat me të cilat ai do të përballet.

Të lidhura

None found

New York Post, raportoi se shoferi kaloi me semafor të kuq dhe më pas u sinjalizua nga oficerët e policisë për të ndaluar, por ai injoroi thirrjen dhe u largua me shpejtësi, ndërsa më pas mjeti luksoz u përfshi nga flakët për arsye ende të pazbardhura.

Mësohet se 22-vjeçari që drejtonte mjetin u nxor nga makina e përfshirë nga flakët nga një kalimtar i rastit, i cili tha se për gruan ishte tepër vonë.


Shtuar 6.12.2023 19:53