Mëngjesin e sotëm, Kombëtarja shqiptare, mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.
Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë.
E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Të gjithë së bashku për të përjetuar një Europian fantastik!
Ju priftë e mbara djema!
Forca Shqipëria!