VIDEO/ Jo vetëm pa shërbim, ONE “zhduk” edhe kujdesin e klientit, ku “do përplasen” qytetarët?

Kompania ONE Albania, jo vetëm që ka lënë pa shërbim klientët e saj prej ditës së djeshme, por i ka hequr edhe të drejtën për tu ankuar.

Dy numrat e shërbimit të klientit, ditën e sotme “janë zhdukur”.

Edhe pse ONE, përmes platformës së Facebook i bën thirrje klientëve që për çdo problematikë të kontaktojnë në numrat 123/142, nëse telefononi s’do të merrni asnjë përgjigje.

Kjo pasi, numri 123 “është i paplotë”, ndërsa numri 142 nuk pranon thirrje.

ONE megjithatë, pretendon se e ka zgjidhur problemin dhe i ka rikthyer shërbimin qytetarëve.

Çfarë thotë ONE në deklaratë:

I nderuar partner,

Ju njoftojmë se One Albania është përballur në orët e para të mëngjesit me disa vështirësi në rrjet të cilat mund tju kenë afektuar shërbimet e zërit dhe internetit në rrjetin 4G.

Duam t’ju sigurojmë se të gjithë ekipet tona kanë qenë plotësisht të angazhuara dhe të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve, duke rikthyer shërbimin për të gjithë abonentët e prekur, në kohën më të shpejtë të mundshme.Ju kërkojmë shumë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar kjo situatë dhe duam të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për durimin tuaj.

Për çdo pyetje ose sqarim, lutemi mos hezitoni të kontaktoni agjentin tuaj të dedikuar ose ekipin tonë të kujdesit ndaj biznesit në numrin 165. Faleminderit për besimin!”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

/Albeu.com

 


Shtuar 25.08.2023 10:23