Një incident i dhunshëm që përfshinte një grup të rinjsh, të cilët sulmuan një pasagjer i cili i kërkoi të ulte volumin e muzikës ndodhi në një tren në Sydney të Australisë gjatë fundjavës.
Në videon, që u regjistrua pak para orës 12 të mesditës të së shtunës, të rinjtë shihen duke e grushtuar burrin, ndërsa pasagjerët e tjerë e shikojnë me tmerr.
Të lidhura
None found
Sipas një dëshmitari që ndodhej në tren në kohën e incidentit, të rinjtë po pinin vodka dhe po dëgjonin muzikë me zë të lartë kur burri dyshohet se u kërkoi me mirësjellje të ulnin volumin.
Pas publikimit të videos autorët u arratisën, policia po kërkon informacione për t’i identifikuar ata, ndërsa kompania operative tha se kanë tolerancë zero për dhunën në rrjetet e transportit publik.
Siguria e pasagjerëve dhe stafit është përparësia më e lartë dhe do ta ndihmojnë policinë me çdo hetim.
“Sidnei është plot me adoleshentë si këta. Pyes veten pse”?
“Shpresoj vërtet që prindërit e tyre ta shohin këtë! Dhe nëse nuk bëjnë asgjë për këtë, atëherë qartësisht ata janë problemi më i madh këtu”.
“Pse njerëzit thjesht shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë për këtë”?- shkruan komentuesit.
A group of teens were seen blasting music on a Sydney train, when a man reportedly asked them politely to turn it down.
He was then pushed and attacked by the thugs, leaving him injured and an ambulance called. The thugs fled the scene at Strathfield.#Sydney #Fight #Train pic.twitter.com/PZvX7fpb4i
— BNM Australia (@BibleNewsMedia) June 22, 2026
