Xhamia e Namasgjasë është inaguruar pasditën e sotme. Gjatë inagurimit ka qenë prezent vetë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së bashku me zonjën e parë dhe kryeministrin Edi Rama.
Shiriti i hapjes së xhamisë është prerë nga Presidenti Erdogan së bashku me zonjën e parë dhe nga çifti Rama.
Xhamia e Namasgjasë ka një kapacitet prej 10 mijë vendesh falje për besimtarët mysliman. Kjo është xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit.