VIDEO/ Diola rrëfen si u dashurua me një 77-vjeçar: Shikoja botën në sytë e tij

Diola Dosti është një nga banorët e “Big Brother VIP Albania”, e cila flet gjithmonë për zgjuarsinë. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e tjerë ajo ka thënë se është pikërisht zgjuarsia që e tërheq tek njerëzit dhe jo pamja fizike. Së fundmi teksa ka biseduar me Dean, nutricionistja i ka rrëfyer një histori personale, ku është “dashuruar” me një 77 vjeçar.

“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”- i tregonte Diola Deas.

“Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”- tregoi Diola se i thonin mikeshat, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit për të cilin tha se kishte rënë në dashuri. Por e gjitha kjo bisedë mund të jetë bërë në sensin se njerëzit janë të lirë për të shprehur pëlqimet e tyre, pavarësisht diferencës së moshës.


Shtuar 9.02.2023 14:25