VIDEO/ 16-vjeçari grabit farmacinë nën kërcënimin e pushkës lodër

Greqi– Një 16-vjeçar ka grabitur një farmaci nën kërcënimin e një arme.

Në video shfaqet 16-vjeçari në ditën e Krishtlindjes, me tiparet e mbuluara me kapuç dhe doreza, duke hyrë në farmaci dhe, siç shihet në pamje, nën kërcënimin e një arme lodër, kërcënon pronarin dhe personat e tjerë që ndodheshin në farmaci.

Siç shihet në pamjet, pronari i farmacisë i jep menjëherë 700 eurot nga arka teksa i mituri largohet.

Pas një hetimi policor, autori u identifikua dhe u arrestua nga një patrullë e posaçme e NënDrejtorisë së Sigurisë së Atikës Verilindore.

Në kontrollet fizike dhe në banesën e 16-vjeçarit iu gjet dhe u sekuestrua 1.1 gram kokainë, 215 euro, si dhe veshje të sjella nga bashkëpunëtori i tij, ndërsa iu gjet dhe sekuestrua edhe arma lodër, të cilën e kishte pëedorur në grabitje./albeu.com


Shtuar 29.12.2023 11:53