Vetëvrasja e 41 vjeçares/ Dëshmia e të vëllait: Motrën nuk e vrau TikTok-u por bashkëshorti

Një prej vëllezërve të Bedrie Lokës, e cila u vetëvra në Durrës disa ditë më parë ka akuzuar bashkëshortin e saj, Xhemal Loka se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Në një deklaratë për media, Mahmut Bushi ka thënë se motrën e tij nuk e kanë vrarë akuzat apo postimet në “Tik-Tok’, por bashkëshorti i saj.

“Motrën tone nuk e vrau Tik-Toku e vrau bashkëshorti! Ne jemi te mendimit qe bashkëshorti i saj ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë qe bashkëshorti e ka çuar deri ne vetevrasje! Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, është shprehur Mahmut Bushi.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)