Ministrja e energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku foli për mediat për vendimet e fundit të qeverisë.
Ajo tha se do të hiqen biletat fizike në transportin urban dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike.
Ndër të tjera ajo njoftoi edhe vendimin për kompesim ndaj transportit urban. Këta të fundt do të kompesohen me 100 lekë për litër naftë, në mënyrë që të mos rritet cmimi i biletës.
Fjala e Ballukut:
Ky projektligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara.
Prerja e biletave bëhet nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër. Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave.
Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike.
Projekt vendimi i dytë është më i rëndësishëm, për përcaktimin për dokumentacionit për linjat e tranportit qytetas, ndërqytetas.
Miratuam Projektvendimin për përcaktimin e procedurës të dokumentacionit e masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë.
Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, si ne po e menaxhojmë përmes bordit të transparencës për qytetarët pjesë e paketës së rezistencës ka të bëjë dhe kompensimin me 100 lekë për litër për cdo subjekt.
Sot përmes këtij projekt akti i kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit nga gjithë njësitë përfshira për të nisur menjëherë kompensimin për tre muaj të transportit urban që patashikon shpenzimet në mars prill dhe maj.
Shifrat sa i përket përdorimit të transportit urban janë të rëndësishme, qeveria po mundohet të ruajë cmimin e biletës, ne s’do i lejojmë të kenë rritje të biletës.