Veriu i Italisë nën pushtetin e ujit, Meloni “braktis” takimin e G7 në Japoni, vizitë në Emilia Romagna

Vazhdon situta e vështirë për shkak të përmbytjeve në Emilia Romagna me shira të pandërprerë,  zona të gjera nën ujë dhe rrëshqitje të vazhdueshme dheu që po gjunjëzojnë Apeninet.

Numri i personave të evakuuar ka arritur në 36.600, shumica prej tyre në zonën e Ravenës.

Një helikopter që po kontrollonte linjat e energjisë për Enel është rrëzuar, duke shkaktuar 4 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kryeministrja Giorgia Meloni parashikon kthimin e saj në Itali nga takimi i G7 që po zhvillohet në Hiroshima: “Ndërgjegjja ime kërkon që të kthehem”.

Kryeministrja po fluturon për në Emilia Romagna , ku pritet që drekës të zhvillojë një inspektim në zonat e prekura nga moti i keq.

“Më në fund ka dalë dielli. Situata po përmirësohet: kemi ende disa zona, veçanërisht në zonën e Ravenës, ato më të ulëta, të cilat janë të përmbytura. Në Cesena, qyteti po pastrohet vërtet dhe për mendimin tim, nesër në mbrëmje, do të pastrohet”.

Kështu deklaroi presidenti i Rajonit Emilia-Romagna, Stefano Bonaccini, duke folur drejtpërdrejt nga Cesena në transmetimin ‘L’ Indignato Speciale’ në Rtl 102.5./Albeu.com/


Shtuar 21.05.2023 12:05