Socialistët kanë vendosur që asambleja e partisë të mbahet më 2 qershor, në orën 18:00 të Liqeni Artificial. Ndërsa 10 ditë më vonë, më 12 qershor, PS do të mbajë Kongresin, në përvjetorin e 30-të të PS.
Kryetari i PS Edi Rama ka thënë se është zgjedhur data 12 për kongresin pasi përkon me numrin e viteve që ai do të jetë në pushtet si kryeministër, duke llogaritur tre mandatet./albeu.com