Një aksident rrugor pranë hyrjes së Qendrës Urgjente në Gostivar u raportua në Departamentin e Punëve të Brendshme të qytetit më 10 tetor 2026, në orën 09:45.
Të lidhura
None found
Automjeti Mercedes me targa të Gostivarit, në pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit dhe i drejtuar nga F.A., 52 vjeç, nga fshati Çegran, ka goditur Z.V., 63 vjeçe, nga fshati Banjicë e Epërme.
Pas përplasjes, këmbësorja u dërgua në Qendrën Urgjente të Gostivarit. Mjekët konstatuan se ajo kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, për trajtim të mëtejshëm, u transportua me automjet mjekësor në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.
Vendi i ngjarjes u këqyr nga ekipi hetimor i DPB-së së Gostivarit, i cili kreu edhe ekspertizën.







