Tottenham nuk humb kohë për të gjetur zëvendësuesin e Kane, po nga Premier League

Tottenham ka nisur të mësohet me idenë e shitjes së sulmuesit Harry Kane gjatë verës.

Pavarësisht që ka kontratë deri në vitin 2024, anglezi është i interesuar të largohet, andaj klubi londinez do jetë i detyruar të dëgjojë ofertat.

Në të njëjtën kohë, Spurs janë duke punuar të gjejnë pasuesin dhe mesa duket do të jetë nga Premierliga.

Raportimet angleze zbulojnë se Tottenham e ka bërë sulmuesin Wilfried Zaha si kandidati kryesor për të qenë zëvendësuesi adekuat i kane.

Afrikani është ndër lojtarët më të vlerësuar në kampionatin anglez, edhe pse nuk ka pasur formën e duhur për një kohë kur ishte te Manchester United.

Sidoqoftë, londinezët besojnë se ai është lojtarë ndryshe në krahasim me atë që ka luajtur në “Old Trafford” dhe bordi beson tek kualitetet.

Everton dhe Arsenal janë dy klubet e tjera në garë për transferimin e sulmuesit të Bregut të Fildishtë, andaj duhet të nxitojnë të mbyllin marrëveshjen.

Për pjesën e tyre, Crystal Palace ka vendosur çmim të lartë, duke e vlerësuar transferimin me 50 milionë euro.


Shtuar 27.05.2021 15:40