Sali Berisha dhe deputetët mbështetës kanë dorëzuar në KQZ 230 emra për anëtarë të KZAZ-ve, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike.
Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj të hënën.
Ndërkohë Partia Socialiste pritet t’’i dorëzojë emrat ditën e nesërme./Albeu.com./