Vendimi për Teatrin, Berisha: Aleanca qytetare ngadhënjeu mbi krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se aleanca qytetare ngadhënjeu mbi krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha.

Më tej Berisha shkruan se Teatri duhet të rindërtohet nga e para, ashtu siç ishte.

Postimi i Berishës:

Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha!

Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine.

Ndaj le t’ju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha.

Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar.

Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik! Sb.

Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese vendosi:

Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese./albeu.com


Shtuar 2.07.2021 22:10