Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

Ditën e sotme, me 3 vota pro dhe asnjë kundër Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjyqtarët Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala, shpallën verdiktin duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të 13 marsit 2025, që pati caktuar ndaj Veliaj masën shtrënguese të arrestit.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se, përsëri Tirana mbetet pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Rama: Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik.


Shtuar 15.09.2026 15:35

sultanbeyli escortparla iptvcratosroyalbetjojobetromabetcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriholiganbetJojobetonwinMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom