Përplasja në Komisionin e Ligjeve, Korreshi i përgjigjet Gogut për “barsoletën” dhe përmend Sokol Sadushin

Ministri Toni Gogu dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi, u përfshinë në një debat gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore.

Diskutimi nisi pasi Korreshi po fliste me tone të forta për gjyqtarët. Gogu i tha deputetit të PD-së se ende nuk e kishte kuptuar rolin e një deputeti dhe e cilësoi ligjërimin e tij si një barsoletë.

Të lidhura

None found

Korreshi reagoi duke deklaruar se këtë barsoletë e kishte marrë nga Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë.

Pjesë nga debati:

Toni Gogu: Kam përshtypjen se i vetmi person që nuk i ka kuptuar pasojat e veprimtarisë së vet përmes pyetjeve jeni ju. Ka një dallim të madh mes një deputeteje që ka hartuar një projekt, mirë apo keq, dhe e ka sjellë për zbatimin e vendimit, dhe një deputeti që tregon barsoleta për mosfunksionimin e gjykatave. Do t’ju sugjeroja të lexoni vendimin e GJK-së, të paraqisni një projekt dhe ndoshta ai mund ta trajtojë më mirë problemin.

Saimir Korreshi: O i nderuar, shumë i nderuar kryetar. Tha barsoletë.

Ulsi Manja: Fjala barsoletë nuk është e ndaluar në fjalor.

Saimir Korreshi: Prit tani, duro. Dua t’i them ministrit se barsoletën e kam marrë nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë e thënë nga kryetari i GJL-së drejtuar kryetarit të KLGJ-së, pra është barsoletë. Ju e quani barsoletë atë kryetar të Gjykatës së Lartë që e mbani me shall sa herë zhvillohen mbledhje për partizanë. A e kuptoni se ku ndodhemi? Po diskutojmë për vendimet e GJK-së. Ne kërkuam një mbledhje për ta trajtuar çështjen brenda kuadrit ligjor, por ministria juaj nuk e miratoi. Pse? Epo, lëre fare rrugën e kompetencave, nuk ju përfill askush.


Shtuar 15.09.2026 14:45

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom