Trump kundërshton rregullat shtesë për AI-n: Mos kini frikë nga inteligjenca artificiale

Donald Trump i hodhi poshtë si “mashtrim” shqetësimet për Inteligjencën Artificiale dhe kundërshtoi kërkesat për vendosjen e masave të reja mbrojtëse ndaj një teknologjie që po përparon me shpejtësi të madhe.

Të lidhura

None found

Reagimi i tij erdhi pasi Jack Clark, bashkëthemelues i kompanisë Anthropic, deklaroi për BBC se industrisë së AI-së mund t’i kërkohet me detyrim të pajiset me një “kill switch”. Bëhet fjalë për një mekanizëm që do të mundësonte fikjen e plotë të një sistemi të Inteligjencës Artificiale në rast se ai do të shndërrohej në një rrezik të madh.

Clark propozoi gjithashtu që kontrolli mbi këtë mekanizëm t’i besohej një pale të pavarur.

Paralajmërime për pasojat që AI-ja mund të ketë për njerëzimin po vijnë gjithnjë e më shpesh nga drejtues dhe punonjës të kompanive të mëdha të teknologjisë.

Këto shqetësime janë reflektuar edhe në tregjet financiare, ku aksionet e disa kompanive teknologjike kanë pësuar rënie. Investitorët druhen se forcimi i rregullave mund të frenojë ritmin e zhvillimit të industrisë së Inteligjencës Artificiale.

Në postimet e tij në rrjetet sociale, Trump i krahasoi paralajmërimet për AI-n me atë që ai e cilëson si “mashtrimi i ngrohjes globale”.

Presidenti amerikan e quajti veten “Hoax Buster”, ose “zbulues i mashtrimeve”, ndërsa deklaroi se e vetmja “mbrojtje” që i nevojitet Inteligjencës Artificiale është një president i fortë dhe i zgjuar.

Më herët, Trump kishte paralajmëruar për ekzistencën e një “komploti të sëmurë” kundër AI-së dhe qendrave të të dhënave. Ai shprehu shqetësimin se një situatë e tillë mund t’i sjellë përfitime Kinës, por këmbënguli se vendi që do të fitojë garën e Inteligjencës Artificiale do të sigurojë një avantazh të madh global.


Shtuar 15.09.2026 15:27

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom