Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë urgjente për mediat ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ktheu për rigjykim në shkallën e parë “Vulën” e Partisë Demokratike.
Berisha tha se ky ishte një vendim i marrë nga vetë Edi Rama, pasi kërkon të mbajë larg zgjedhjeve opozitën.
Ai tha se nga sot qytetarëve shqiptarë ju lind e drejta të marrin në dorë fatet e vendit.
“Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë dhe qytetare shqiptarë. Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likujdimin e opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatirur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik, ose ambasadorëve të caktuar të akredituar në Tiranë, të paralajmëuar në parlamentin shqiptar. Sot jemi në një orë prove të vërtetë. Kam besimin më të madh se demokratët janë të vendosur me çdo kusht dhe me çdo çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD. Në procesin gjyqësor të sotëm duhet t’i informojë shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë Gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces. Gjykatësit natyrisht lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, para skadimit të afatit të regjistimeve në zgjehdje një vendim legjitim vetëm e vetëm se kishte urdhëruar Edi Rama. Çdo gjykatës me integritetin më minimal kur para të tjerëve deklaronte se nuk kam qenë palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje. ”, tha Berisha.
/AlbEu.com/