Vendimet e qeverisë: Rritet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë, kush përfiton

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se do të rritet dy herë më shumë ndihma ekonomike për shtresat në nevojë.

Gjithashtu, Manastirliu njoftoi se në projekt-buxhetin e vitit 2022, parashikohet të rritet paga e personelit mjekësor në masën 6%.

“Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike me 2 herë, do të mbështesim fëmijët pa prindër duke ia dyfishuar masën e mbrojtës të atit programi që mbështeten direkt me këtë masë të re. Edhe për gratë e trafikuara do të ketë një rritje me tre herë të masës ekonomike që jepet nga ky program.

Kategoritë në nevojë, 45 mln dollarë do të vendosen në dispozicion për shtresat në nevojë në këtë krizë energjike. Ashtu si kemi mbështetur personelin mjekësor për rritjen e pagave, gjithashtu do të vijojmë e këtë politike duke vijuar në vitin 2022, me rritjen pre 6%, kjo rritje futet në fuqi në vitin 2022.

Do të vijojmë të garantojmë furnizimin me vaksina, duke vendosur në buxhetin e MSH të gjithë buxhetin e nevojshëm për të garantuar vaksinat e nevojshme”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 17:28