Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur me tone të ashpra në Kuvend teksa komentoi ndërtimin e rrugës “Kukës- Qafë Pllocë” dhe projektin e Portit të Durrësit.
Salianji akuzoi qeverinë se ka dhënë të gjithë vendin në duart e pesë njerëzve.
Sipas tij Porti i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano pasi po i jepet një oligarku pranë qeverisë.
“Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për një projekt 1.3 miliardë euro që po u merr shtëpitë. Shikoni qa po bëhet me rrugët. Do ti zhvasni shqiptarët miliarda euro për t’ua dhënë oligarkëve. Rruga e Arbrit, 20 milion euro të tjera i jepni koncensionarit. Të njëjtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë. Këtë e bëni para fushatës elektorale. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruara paratë tuaja në këtë projekt. Fitoni me portin e Durrësit dhe e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano afër oligarkëve. Këto janë operacione mafioze për të përqendrua të gjithë në duart e 5 njerëzve./albeu.com