Policia Rrugore e Tiranës ka nisur ndëshkimin me gjoba të shoferëve që kanë xhama të errët në mjetet e tyre.
Policia bën me dije se janë ndëshkuar të gjithë shoferët të cilët përdorin xhama të errësuar mbi standardet e lejuara dhe ata të cilët kanë xhamin e parë ballor të riveshur, veprim ky i ndaluar.
“Kujdes! Siguria në rrugë fillon nga respektimi i rregullave! Mos lejoni që një zgjedhje e gabuar t’ju kushtojë gjobë”, është apeli i uniformave./albeu.com