Vëllai plagos vëllain në prag të shtëpisë, zbardhet ngjarja e rëndë në Lushnje

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Mësohet se policia ka arrestuar shtetasin Sami Veliu për plagosjen e vëllait të tij Faik Veliu, 65 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e sotem në fshatin Ngurrëz e Vogël.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnje:

Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit

Gjithashtu eshte gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me te cilen autori kreu plagosjen.

Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.09.2021 08:25