“Vëllai i Safet Gjicit po të bën kurth”, Alma Kaçi hedh akuza të rënda: Do më helmojnë në burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me tre vitr burg ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe me një vit Alma Kaçin.

Safet Gjicit iu ndryshua akuza nga “korrupsion” në shpërdorim detyre dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2 vite heqje lirie. Ndërsa Alma Kaçi akuzohet për prostitucion dhe është dënuar me një vit burg.

Por kjo e fundit, në një reagim për Ora News e ka cilësuar të turpshëm vendimin e GJKKO për ta dënuar.

Madje hedh akuza ndaj vëllait të Safet Gjicit. Ajo thotë se kjo është një akuzë e mirëmenduar për t’i bërë keq, madje sipas saj ka një plan për ta helmuar në burg.

Alma Kaçi: Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet.

Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor.

Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora qesharake.

Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?

Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve.

Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.


Shtuar 7.02.2024 21:17