Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025.

Monitoruesit e KE do të vijnë me një mision në Tiranë pikërisht për t’u njohur me situatën e Veliajt.

Të lidhura

None found

Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës.

Ai kërkon që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e IVEP Durrës, ku aktualisht ndodhet, për të garantuar transparencë dhe informim të drejtë mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.

Sipas Veliajt, ky takim do të shërbejë për të sqaruar respektimin e të drejtave të tij si i ndaluar dhe si funksionar publik, në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim.

“Qëllimi i këtij takimi është të sigurojë transparencë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe informim të saktë mbi situatën time ligjore, statusin tim institucional si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe respektimin e të drejtave të mia si i ndaluar.

Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenet 6 dhe 8 që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim, ju lutem të miratoni këtë kërkesë dhe të siguroni kushtet për zhvillimin e takimit gjatë periudhës së vizitës së përmendur”, thekson Veliaj në kërkesën drejtuar SPAK dhe DPB.


Shtuar më 12.11.2025 11:25

Tags: ,
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş