Vdekjet nga COVID-19 shkojnë 5 milionë në botë, OBSH: Numri i vërtetë mund të jetë trefish më i lartë

Më shumë se 5 milionë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në mbarë botën, 19 muaj që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Vaksinat kanë ngadalësuar shkallën e vdekjeve, por disa ekspertë shëndetësorë thonë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.

Ky moment historik vjen mes paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se rastet dhe vdekjet në disa vende po rriten për herë të parë në muaj.

Gati 250 milionë raste të virusit janë regjistruar në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri real i vdekjeve globale të pandemisë mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se të dhënat zyrtare.

Në SHBA, më shumë se 745,800 njerëz kanë vdekur, duke e bërë atë vendin me numrin më të madh të vdekjeve të regjistruara.

SHBA pasohet nga Brazili, me 607,824 vdekje të regjistruara dhe India, me 458,437. Por ekspertët e shëndetësisë besojnë se këto shifra janë nën raportim, pjesërisht për shkak të vdekjeve në shtëpi dhe atyre në komunitetet rurale./albeu.com

 


Shtuar 1.11.2021 17:46