Vdekje nga mpiksja e gjakut, mësuesit në Durrës refuzojnë vaksinën AstraZeneca

Kanë nisur refuzimet e para në Durrës për vaksinën AstraZeneca. Burimet bëjnë me dije se  në shkollën e bashkuar “Besnik Hidri” nga 44 mësues, 39 prej tyre kanë refuzuar vaksinimin.

Të njejtat burime deklarojnë se këta nuk janë arsimtarët e vetëm që refuzojnë të bëjnë vaksinën, pasi frika nga pasojat e mundshme të kësaj vaksime ka nisur të përhapet masivisht në shumë shkolla publike të qytetit.

Kujtojmë se në Durrës, nisi sot, mes refuzimit dhe një entuziazmi të përmbajtur, vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca.

 

Më shumë se një duzinë vendesh, shumica e të cilave në Evropë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, nga frika se doza e saj mund të shkaktojë mpiksje të gjakut.

Suedia dhe Letonia u bënë të enjten vendet më të fundit që ndërprenë procesin, pas lëvizjeve të ngjashme të mara nga Gjermania, Italia, Spanja, Franca, Danimarka, Norvegjia, Holanda etj.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur dhe shprehur vazhdimisht besimin se vaksina është e sigurt.

Vetë drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se deri tani nuk ka prova që lidhin produktin e “AstraZeneca” me rastet e vdekjeve. /albeu.com/

 

 

 

 

Shtuar 16.03.2021 08:03