Vdekja e Ilvi Metës, nisin protestat në të gjithë komisariatet e vendit (VIDEO)

Kanë nisur protestat në Komisariatet e gjithë vendit, për vdekjen e Ilvi Metës.

Protestat janë thirrur nga Komisioni i Rithemelimit dhe po zhvillon në heshtje në sloganin “ Stop vrasjeve në Komisariate”.

Në Fier janë mbledhur qytetarët, të cilët shoqëroheshin nga deputeti demokrat Luan Baçi. Ata vendosën qirinj në hyrje të komisariatit dhe më pas u shpërndanë.

Edhe në Vlorë janë mbledhur qytetarët para komisariatit të cilët po ashtu protestuan në mënyrë paqësore dhe vendosën qirinj.

Protesta janë zhvilluar dhe në Shkodër, Sarandë, Librazhd, Korçë, Durrës, Kukës etj.

Kujtojmë se Ilvi Meta, 31 vjeç, vdiq disa ditë më parë në paraburgimin e komisariatit të policisë së Kavajës, Për këtë ngjarje policia thotë se është vetëvarur me lidhësen e kapuçit të xhupi, ndërsa familja e tij thotë se ka vdekur nga dhuna e policëve./albeu.com