Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pronarin e gomisterisë ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar Rafael Talaj.
Pak pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur më 6 korrik policia arrestoi pronarin e gomisterisë në zonën e Kënetës, Xhemal Dukën.
Mësohet se Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen. Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.