Vazhdon rezistenca në Panjshir kundër pushtimit taleban, raportohen qindra të vdekur

Në Luginën e Panjshir-it në Afganistan vazhdojnë luftimet e ashpra kundër talebanëve.

Burimet talebane thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ata kishin pushtuar zonën, por luftëtarët e rezistencës me të cilët po luftojnë e mohuan këtë.

Një nga udhëheqësit e rezistencës, Amrullah Saleh, hodhi poshtë pretendimet se ai kishte ikur, por tha se situata ishte e vështirë.

Nga luftimet në Panjshir raportohet se kanë lënë qindra të vdekur, informon albeu.com.

Lugina, në veri të kryeqytetit Kabul, është një nga provincat më të vogla të Afganistanit dhe e vetmja që nuk ka rënë në duart e talebanëve.

Kështjella tradicionale anti-talebane është shtëpia e rreth 200,000 njerëzve dhe është e fshehur prapa majave të maleve.

Rezistenca, e cila përfshin ish -anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe milicitë lokale, udhëhiqet nga lideri fisnor lokal Ahmad Masoud. Babai i tij luftoi me sukses sovjetikët që pushtuan në vitet 1980 dhe talebanët në vitet 1990.

Në një videomesazh dërguar për BBC, Saleh, një ish-nënkryetar i Afganistanit, tha se kishte pasur viktima nga të dyja palët.

Ai tha se po ndante videon për të siguruar njerëzit se raportet që tregonin se ai ishte larguar nga vendi ishin të rreme. Megjithatë BBC nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur vendndodhjen e tij./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 08:14