Vazhdon fluksi i emigrantëve për festat, Ja sa qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica dhe Qafë-Thana në 24 orët e fundit

Në pikat kufitare vazhdon të ketë një fluks të shtuar emigrantësh, të cilët vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882.

Po ashtu raportohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 4149 shtetas dhe kanë dalë 3403.

Kujtojmë se në pikat kufitare të vendit tonë me shtetet fqinje ka pasur fluks udhëtarësh, madje në disa radhe edhe radhë ku qytetarëve iu është dashur të presin disa orë në doganë.