“Varuni teneqen”, Rama me foton e Jokerit ka një mesazh për demokratët pas “luftës” në PD (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dhunës së shkaktuar në Partinë Demokratike nga mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u organizuan për të hyrë në selinë blu.

Rama tha se ka një thirrje për demokratët, që të distancohen nga dy personazhet që sipas tij janë të marrë dhe nuk dinë çbëjnë.

Mesazhi i Ramës erdhi pas akuzave të ndërsjellta mes tyre, ku akuzonin kryeministrin Rama për trazirat në PD.

“Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, u shpreh Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit:

1- Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

2- Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!/albeu.com/


Shtuar 8.01.2022 19:22