Valladolit pranë rënies nga La Liga, tifozët me pankarta fajësojnë Ronaldon (FOTO LAJM)

Real Valladolid është shumë pranë rënies nga La Liga.

Tifozët e këtij ekipi kanë shpërthyer me parrulla ndaj Ronaldo Nazario, i cili është president i klubit, shkruan Albeu.com.

Në këtë mënyrë, tifozët shkruan në banderollë “Fajtori Ronaldo”.

Nuk është hera e parë që banderola shfaqen kundër pronarit brazilian. Më 25 Prill, “Ronaldo fajtor” mund të shihej në tunelin e hyrjes në dhomat e zhveshjes pas barazimit të Real Valladolid kundër Cadiz.

Tani menaxhmi i Ronaldos fillon të vihet në dyshim. Ndërkohë, Valladolit ka pak shanse shpëtim pasi në ndeshjen e fundit luan ndaj Atl Madrid e etur për pikë, pasi skuadra e Simeones kërkon me patjetër titullin në rast fitore. /albeu.com/

 


Shtuar 17.05.2021 17:26