Vaksinimi në Lezhë e Durrës, të mashuarit: Po përdoret për fushatë

Vaksina kineze nuk preferohet nga shqiptarët, ku një numër jo i vogël kanë refuzuar ta bëjnë.

Kostandin Kapeni, 82-vjeç nga Lezha është një prej tyree.

“Ka ardhur nga Kina, Brazili apo nga shejtani dhe i biri.”

Ai thotë se nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor, prandaj nuk do ta bëjë asnjë vaksinë.

“E kam trupin qiqër dhe nuk kam nevojë për vaksinë. Të vete atje që të marr infeksion?”

Të tjerë hedhin dyshime se vaksinimi po përdoret nga kryeministri Edi Rama për fushatën elektorale.

“Ajo për fushat është, por nuk bëre diku analizë nëse ke sëmundje, nuk  ke pse e bën.”

Vaksinimi anti-Covid në Lezhë ka nisur prej më shumë se 1 muaj dhe sipas të dhënave deri tani janë bërë pjesë e procesit rreth 2 mijë persona.

Vaksinimi po vijon edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, aty ku këtë të enjte është ngritur edhe një tendë në mes të qytetit.

Edhe aty qytetarët e shohin procesin e vaksinimit si një mjet fushate nga ana e qeverisë.

“Më duket se shfrytëzohet kryesisht për fushatë elektorale.”

Të tjerë thonë se janë të lumtur që arritën që të vaksinohen.

“Asnjë probleme nuk kam.”

Deri të enjten në vendin tonë janë vaksinuar 232 556 persona.


Shtuar 8.04.2021 17:25