Vajza nga Kosova rrëfen bashkëjetesën me Nuredin Dumanin

Mirjetë Hajdini, vajza nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin, e cila u shoqërua nga policia e Fierit mesnatën e 30 marsit, pasi i dashuri i saj ishte plagosur në një atentat ka treguar njohjen më të.

Në dosjen e SPAK, të cilën e siguron Panorama.al, ajo thotë se Dumani i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe se nuk e dinte se ai kishte probleme me drejtësinë.

Po ashtu, ajo vajza nga Kosova ka treguar se cfarë ndodhi në 29 mars, ditën kur iu bë atentat Nuredin Dumanit, më 29 mars të këtij viti në zonën e Cerrikut.

Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon. Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë”, thuhet ne dosje.

PJESE NGA DOSJA

11.5 Shtetasja Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë. Më tej ajo ka shpjeguar se:….. mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin. Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin. Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje. Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri. Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon. Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë.


Shtuar 20.05.2022 21:19