Vajza e Niko Peleshit urim publik Ramës për fitoren, nxjerr foton e vjetër

Vajza e Niko Peleshit, Aleskia Poleshi, ka uruar publikisht kryeministrin Edi Rama, për fitoren e mandatit të tretë.

Ajo ka postuar një foto të vjetër ku shfaqet krah Ramës, dhe shkruan: ““Po të uroj që tani, shumë urimeee për këtë fitore historike Edi Rama! Sot nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por edhe të djathtët, edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe rruga e zhvillimit do të vazhdojë për të gjithë, për të ardhmen europiane duhet të kontribuojmë të gjithë”.

Alesia Poleshi është një nga vajzat më të komentuara për momentin, për shkak të lidhjes së saj me Romeo Veshajn. Lajmi bëri bujë në media, pasi ky i fundit ka qenë i dashuri i Jonida Maliqit./albeu.com

 


Shtuar 27.04.2021 20:42