Vajza e ish-deputetes së PD: Jemi pas Berishës, nuk e preferojmë Bashën (FOTO & VIDEO)

Ada Deda, vajza e ish deputetes së PD-së, i ka treguar të gjitha në intervistën më të fundit që ka bërë.

E ftuar në emisionin “Boo Boo” me Antoneta Kocin, ajo ka treguar detaje të njohjes me të dashurin e saj, ku dhe ka pranuar që ka qenë ajo që e ka ngacmuar fillimisht.

Përsa i përket pyetjeve në lidhje me politikën, ajo ka treguar se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes kryetarit të PD, Lulzim Basha , dhe ish kryetarit, Sali Berisha, ajo dhe familja e saj do të qëndronin me këtë të fundit.

Ndërsa e pyetur se cilin prej politikanëve do të veçonte mes Gaz Bardhi, Salianji dhe Veliaj ajo u përgjugj:

“Kush janë këta?”- e në fund nuk zgjodhi të veçonte ndonjërin, pasi nuk kishte simpati për asnjërin prej tyre./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 16:23