Vazja e ish-deputetit të ndjerë të PS-së Bashkim Fino, Megi, është emëruar zv.ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Vendimi:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kujtojmë se në Kongresin e PS-së, gjatë fjalës së saj, vajza e Finos dha lajmin se do të jetë pjesë e partisë Partisë Socialiste, familjes së dytë të babait të saj.
“Sot është dita t’ju rrëfej një sekret. Babai im e donte kaq shumë këtë familje të madhe sa donte me patjetër që unë të bëhesha pjesë e juaja. Por ne në shtëpi jetonim aq shumë me hallet dhe dertet e PS-së sa na dukej e paimagjinueshme që të shtonim në çatinë tonë numrin e të angazhuarve direkt të partisë. Në një farë mënyre e munda babanë në konfliktin tonë të brendshëm ose mendova se e bëra. Por në fund fitoi ai, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më”, pati thënë në fjalën e saj Megi Fino./albeu.com