Ushtruan dhunë ndaj familjarëve, arrestohen 3 persona në Tiranë

Një 40-vjeçar dhe një 69-vjeçar përfunduan në prangat e policisë në Tiranë pasi dyshohet se ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Një 40-vjeçar në Berat ra në pranga pasi goditi me sende të forta babanë e tij. Ndërkaq disa shtetas të tjerë u arrestuan për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë  

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale Y. F., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi dhe një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. B., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

A. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

S. D., 20 vjeç dhe A. L., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.07.2021 08:48