Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet autori në Korçë, procedohen penalisht disa të tjerë

Policia e Korçës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.F.

Penalisht u proceduar edhe E. B., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezur nga pakujdesia, në fshatin Helmës, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetasit E. A., 33 vjeç, G. D., 52 vjeç, dhe J. G., 63 vjeç, banues në Pojan dhe Zvezdë, Maliq, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapen në pyllin mbi fshatin Zaroshkë, duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme.


Shtuar 11.04.2025 17:36