Një aksident mes dy automjeteve është regjistruar në rrugën Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mirakë. Ngjarja ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është vënë në përdorim për lëvizjen e mjeteve.
Si pasojë e goditjes, një grua ka mbetur e ngujuar në një prej automjeteve. Për ta nxjerrë prej andej është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë mundësuar lirimin e saj.
Të lidhura
None found
Në vendin e aksidentit ndodhen efektivët e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa po vijojnë veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
