Zvicra arriti të barazojë 1-1 ndaj Argjentinës në pjesën e dytë, megjithatë ndeshja mori kthesë tjetër pasi gjyqtari Joao Pinheiro e përjashtoi nga loja Breel Embolon.
Pas pushimit, zviceranët rritën ndjeshëm ritmin dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi. Goli i barazimit erdhi në minutën e 67-të, kur Dan Ndoye përfitoi nga një asist i saktë i Ricardo Rodriguez dhe mposhti me qetësi Emiliano Martinezin, duke e çuar topin në këndin e poshtëm të portës.
Të lidhura
None found
Disa minuta para këtij momenti, Zvicra kishte qenë dy herë shumë afër golit, por Emiliano Martinez reagoi shkëlqyeshëm dhe ndali goditjen me kokë të Ndoyes me një pritje fantastike.
Tensioni në takim u rrit në minutën e 70-të, kur në qendër të vëmendjes u gjend Breel Embolo pas një ndërhyrjeje të diskutueshme.
Fillimisht, Joao Pinheiro e ndëshkoi me karton të verdhë Leaondro Paredesin, por më pas, pasi konsultoi VAR-in, vendosi të largojë sulmuesin zviceran për simulim. Meqë ky ishte kartoni i dytë i Embolos në këtë ndeshje, përjashtimi me të kuq erdhi automatikisht.
Zvicra tashmë luan me 10 futbollistë, ndërsa rezultati i sfidës mbetet i barabartë.
