Ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Ditën e sotme policia e Vlorës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Pas një konflikti në familje 52-vjeçari, ka goditur me gurë vëllanë e tij, shtetasin P. Z.

Njoftim policie

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Delvinë, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me sende të forta (gurë) vëllanë e tij, shtetasin P. Z.”, njofton policia./albeu.com