Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet i riu në Durrës

Foto ilustruese

Ditën e sotme policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, i cili ka rrahur nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Manzë ku shtetasi M. F., 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. F., 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com