Ushtria ruse njoftoi sot se ka filluar të tërhiqet nga zonat e provincës Kherson, objektivi i një kundërsulmi nga forcat ukrainase në pjesën jugore të vendit, për t’u rigrupuar në bregun lindor të Dnieper.
“Njësitë e trupave ruse po lëvizin në pozicione të paracaktuara në bregun e majtë të lumit Dnieper, bazuar në planin e miratuar”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Tërheqja, e njoftuar dje, përfshin tërheqjen e trupave ruse nga qyteti provincial me të njëjtin emër, i vetmi qytet provincial në Ukrainë që Moska ka kapur që nga pushtimi i saj.
Ndërkohë, shefi i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzny tha sot se forcat ukrainase përparuan shtatë kilometra në dy drejtime në pjesën jugore të vendit dhe morën nën kontroll 12 vendbanime të reja në 24 orët e fundit.
“Ne ende nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë informacionin për të ashtuquajturën tërheqje të forcave pushtuese ruse nga Kherson. Ne po vazhdojmë operacionin e sulmit në bazë të planit tonë”, ka thënë ai.