Një operacion i vazhdueshëm tokësor izraelit në Gaza do të ketë pasoja katastrofike për Jerusalemin, tha të enjten krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, sipas AFP.
“Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin”, tha një zëdhënës i grupit militant, Abu Obeida, raportoi agjencia e lajmeve. Ai gjithashtu i tha Izraelit të priste viktima të rënda në mesin e forcave të tyre, duke shtuar se më shumë nga ushtarët izraelitë do të “ktheheshin me thasë të zinj”.
Deri më tani, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar vdekjen e 17 ushtarëve të saj në operacionin në Gaza. Më herët të enjten, zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari tha se forcat izraelite kishin rrethuar plotësisht qytetin e Gazës në pjesën veriore.
Ushtria izraelite gjithashtu përjashtoi idenë e një armëpushimi në të ardhmen e afërt. “Koncepti i një armëpushimi aktualisht nuk është fare në tryezë”, tha Hagari kur u pyet për këtë çështje.