Uroi Pavarësinë me fotografinë e Enver Hoxhës, Sali Berisha “i përvishet” Bujar Çelës (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas urimit të deputetit socialist, Bujar Çelës, për Ditën e Pavarësisë.

Sipas Berishës, ajo kartolinë urimi është fytyra e vërtetë e Partisë Socialiste.

Kujtojmë se Çela e uroi Ditën e Pavarësisë me një fotografi të diktatorit Enver Hoxha.

“Kryexhelati i shqiptareve ne histori si kartoline urimi per shqiptaret ne diten e Pavaresise se Shqiperise nga zedhenesit e Edvin Kristaq Kolekes. Kjo eshte fytyra e vertet e PS se neobllokmenit Edvin Kristaq Xhelati. Sb”, shkruan Berisha./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 16:42