“Urime për katastrofën”, reagimi europian për udhëheqësen e ekstremit të djathtë që pritet të drejtojë qeverinë e Italisë

Polonia ishte një nga të parat, nëse jo e para, që mirëpriti zgjedhjen e një qeverie të ekstremit të djathtë në Itali, raporton BBC.

Por ndërsa kryeministri polak Mateusz Morawiecki uroi Giorgia Meloni për “fitoren e saj të madhe”, reagimi i Francës dhe Spanjës ka qenë më pak entuziast.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne tha se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër respektimin e disa të drejtave dhe vlerave të njeriut, siç është qasja e grave në abort.

“Është një vlerë e të drejtave të njeriut dhe respekti i të tjerëve, përkatësisht e drejta për të pasur akses në abort, duhet të respektohet nga të gjithë”, tha Borne, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të komentojë mbi “zgjedhjen demokratike të popullit italian”.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se rezultati do të përfundonte në “katastrofë”.

“Këto janë kohë të pasigurta dhe në kohë si kjo, lëvizjet populiste gjithmonë rriten, por gjithmonë përfundon në të njëjtën mënyrë, në katastrofë sepse ato ofrojnë përgjigje të thjeshta afatshkurtra për problemet që janë shumë komplekse,” u tha ai gazetarëve në një konferencë./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 11:54