Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paralajmëruar me burg, gazetarët që bëjnë publike dëshminë e Nuredin Dumanit.
Pas publikimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili denonconte episode të krimit të organizuar, porosi vrasjeje, e madje edhe lidhjet me politikën, SPAK ka ndërmarr vendimin duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.
Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.
Por duket se edhe vetë prokurorët që kanë nënshkruar këtë urdhër kanë dekonspiruar hetimet e kanë nxjerrë të dhëna duke rrezikuar burgun, pasi kanë zbuluar zyrtarisht se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, e një e dhënë e tillë është e ndaluar për t’u publikuar.